Jump to content

  •     

Photo

[Alb/shqip] Guidë Për Gazetari


  • Please log in to reply
No replies to this topic

#1 DonCurtis

DonCurtis

    Newbie

  • Members
  • Pip
  • 7 posts
  • LocationTetovë

Posted 13 August 2013 - 12:19 PM

GUIDE PER GAZETARI

131794.png?149

 

Ka shume aspekte ne te cilat eRepublik mund te duket e pabarabarte per lojtaret e rinj. Por nje gje ne te cilen cdokush mund te vleresohet varesisht nga puna qe ben e jo nga eksperienca eshte gazetaria apo gazetat e eRepublik.[/size]
Ne jeten reale, ne Shqiperi gjenden me qindra gazeta elektronike shume te mira te cilat na mbajne te informuar cdo dite me lajmet me te reja. Por ne eShqiperi puna eshte pak me ndryshe, nuk ka shume gazeta te denja, dhe shumica i kane hapur vetem per te perfituar nga medalja MM.
Por jam me se i sigurte se mungesa e gazetave te mira ne erepublik nuk eshte sepse nuk ka gazetar te mire, por sepse shumica nuk dine si ti hedhin mendimet e tyre ne nje artikull.

Per te ndjekur kete guide, duhet te kesh nje gazete. Nese nuk ke gazete, mund ta krijosh nje te tille per 2 Gold, por beje kete gje vetem nese ke deshire te shkruash artikuj te mirfillte.
Edhe nje gje, nese krijon gazete, nuk mund ta fshish me.

Pasi te krijosh gazeten, te duhet te dish disa gjera per tu bere nje shkrues profesionist per artikuj ne eRepublik. Gjerat qe duhet te dish jane:

 
 

AFTESI PER TE PERDORUR BBCODE

Kodet BB (BBCode) jane shume te thjeshta per tu perdorur, sidomos ne artikujt e erepublik. Gjithecka qe duhet te dish per keto kode eshte shenuar ne foton me poshte:
9778250.png?377
 
 
 
SUGJERIME DHE KESHILLA

Gjerat te cilat duhet ti dish perpara se te krijosh nje artikull:

-Korrigjimi
Perpara se te publikosh artikullin, kliko butonin Preview (butonin e gjelbert) ne shiritin ndihmes qe shfaqet kur futesh te krijosh artikull. Ne ate menyre do mund te shohesh se si duket artikulli i kompletuar, dhe do mund te dallosh gabimet me lehte.

-Mos e shkruaj artikullin direkt ne erepublik
Pse? Arsyeja kryesore eshte sepse nuk eshte praktike. Menyra me e mire eshte te perpiloni artikullin ne Google Docs pasi ne kete menyre, artikulli do rruhet online, edhe po ti ndodhe gje kompjuterit tend, artikulli do jete aty. Por kjo gje kerkon llogari ne google, nese nuk ke nje te tille, perdor programin Microsoft Word.

-Kopjoje gjithmone artikullin perpara se ta publikosh
Pak minuta inaktivitet ne loje (per shembull koha qe po shkruan artikullin) dhe statusi jot online mund te kthehet ne offline. Ne kete menyre kur klikon per te publikuar artikullin, humbet, dhe i gjithe mundi jot shkon huq. Dhe me besoni e kam provuar, nese ju ndodh kjo gje, nuk do doni te shkruani artikull tjeter per nje jave rresht.
Qe te mos ndodhe kjo gje, kopjoni artikullin perpara se ta publikoni.

-Testoi Linqet
Testo linqet perpara se ta publikosh artikullin (nepermjet opcionit Preview). Disa linqe do shfaqen si “Unauthorized” apo “te pa autorizuar”. Per kete arsye do duhet te perdoresh nje shkurtues url-je si 
tinyurl.com .

-Shikoji fotot qe vendos
Ne artikujt e eRepublik, gjeresia maksimale per nje foto eshte 400 pixel. Prandaj nese fotoja eshte shume me e gjere, sigurohuni qe te fusni nje link nen foto per te pare foton ne madhesi te plote.

-Ndaji gjerat
Askujt nuk i pelqen te lexoje nje tekst pa kryeresht, pa ndarje dhe te grumbulluar ne nje vend. Madje, disa preferojne te lexojne vetem titujt dhe me pas ndalen ne ate qe ju nevojitet apo qe ju pelqen ta lexojne. Prandaj, perdor vijat nderprerese (5 vijeza si kjo - jane te barabarte me nje vije nderprerese), bej foto qe nderpresin temat kryesore te artikullit (si keto qe shihni ne kete artikull), theksoji titujt kryesor me shkronja te medhaja dhe te trasha, dhe titujt dytesor vetem me shkronja te trasha. Keto ishin sugjerimet si te ndash tekstin.

-Krijo artikull vetem nese te pelqen ta besh
Mos krijo artikull per zor, krijoje ate vetem nese te pelqen ta besh, dhe me kryesorja: gjej ate teme per te cilen te pershtatet te shkruash. Per shembull disa pelqejne te shkruajne artikuj politik, disa te tjere preferojne te shkruajne artikuj edukativ, ca te tjere kane deshire te shkruajne artikuj ne lidhje me lufterat, ndersa ka edhe prej tyre qe vetem duan te bejne te tjeret te qeshin. Zgjidh ate qe te pershtatet me shume, dhe fillo shkruaj!
 
 
Nje gje te fundit: Jo cdokush eshte i prirur per te shkruar artikuj, prandaj nese nuk je i mire ne te shkruarin e artikujve, gjej nje pune qe te pershtatet me shume. Kerko nje vend ne ministrite e shtetit, provo ne Ministrine e Edukimit, mund tju duhen ca ndihmes, ose gjej programet qe shperndajne ndihma te lojtaret si Kryqi i Kuq apo UML, shih nese ka vend per ty. Pra ka shume gjera qe mund te besh, nese nuk je i mire ne gazetari, gjej ate gje qe te pershtatet ty me se miri!
 
 
Tutorial krijuar nga DonCurtis, Ministria e Edukimit, Dhjetor 2012

Linku i artikullit origjinal: http://www.erepublik...i--2179077/1/20


Edited by DonCurtis, 13 August 2013 - 12:20 PM.

  • Endritt Zekka likes this

REPUBLIC OF KOSOVA | REPUBLIKA E KOSOVES

|   D O N ' T     F Y R O M     M E ,     C A L L     M E     I L I R I D A   |

|  RICHARD DAWKINS  | NEIL DEGRASSE TYSON  | BILL NYE  | GEORGE CARLIN  |





0 user(s) are reading this topic

0 members, 0 guests, 0 anonymous users